image Nevojtari nga Podujeva pretendon se u bë pjesë e mashtrimit: Të gjitha paratë i ndajmë përgjysmë

Kosovë

Nevojtari nga Podujeva pretendon se u bë pjesë e mashtrimit: Të gjitha paratë i ndajmë përgjysmë

news image

Bahtir Podvorica, nga Dumoshi i Podujevës, që po kërkon ndihmë financiare po pretendon së u bë pjesë e planeve të mashtrimit nga një person tjetër, Kadri Dogani. Sipas pretendimeve, Podvoricës iu kërkua që të gjitha ndihmat t’i ndajë përgjysmë me personin që do t’i sillte paratë e lëmoshës, raporton Gazeta Sinjali.

E gjithë ngjarja sipas pretenduesit është se 5 ditë më parë, një person i afërt i tij i kishte bërë një incizim me telefon për ta treguar gjendjen e keqe financiare dhe kushtet e dobëta në shtëpi.

Aty thotë se ishte aktivizuar Kadri Dogani, i cili mund t’i ketë ndihmuar që disa persona t’i dhurojnë para. Por më pas plani i Kadri Doganit, sipas Podvoricës kishte qenë që të gjitha parat e dhuruara t’i ndanin përgjysmë.

“Puna u kanë një i afërt më tha me ma bë një incizim me telefon për kushtet e vështira dhe me ja dërguar Kadri Dogani, dhe kinse me më ndihmuar. Njeri prej zorit dhe për idare bënë gjithçka dhe u ardh te shtëpia ime dhe ma bëri një incizim me telefon”.

“E bëra dhe incizimin fola qysh më tha se kam nevojë për gjëra ushqimore dhe për një shtëpi. Ai personi që ma bëri videon ja ka çuar Kadriut dhe më dërguan disa para dhe do miell, pastaj u çu Kadria dhe më tha se po bashkëpunojmë bashkë”, rrëfen Podvorica për Gazetën Sinjali.

Pretendimet e Podvoricës janë se Kadri Dogani, kishte plan që parat e dhuruara për bamirësi do të ndaheshin në mënyrë të barabartë.

“Më tha se donatorët t’i gjejë unë dhe i ndajmë paret përgjysmë, por e pash që është dallaver”.

“Kadria më thoshte kushdo që të çon pare dërgomi letrat dhe pas një dite ma ka hequr numrin e telefonit ku e kishte publikuar. Kadria më ka pa mu në Facebook se kishim qenë bashkë me një grup dhe qysh e mora vesh unë këta po mbetshin gjallë me kësi mashtrime të nevojtareve”, vazhdon rrëfimi i Podvoricës.

I pyetur nga Gazeta Sinjali, nëse i njëjti kishte lajmëruar Policinë e Kosovës lidhur me rastin, ai ka thënë se nuk e ka bërë një gjë të tillë me arsyetimin se ka nevojë për ndihmë e jo që të merret me polici.

“Jo nuk e kam lajmëruar policinë se unë kam nevojë për ndihma dhe tamam puna mu merr edhe me policë”, thotë më tutje ai.

Podvorica thotë se nuk i ka dhënë para personin që po e akuzon, megjithëse thotë që me dëshirë do t’i jepte vetëm që të mos ketë probleme me të.

“Jo pare nuk i kam dhanë, nga ndihma mu bënë 200 euro të disa familjeve që mi dhanë, por me pas ditë i kisha gjet edhe 200 tjera diku dhe krejt ia kisha dhanë”, thotë më tutje ai.

Kur është pyetur nëse është kërcënuar ndonjëherë nga Kadri.K., Podrovica tregon fjalët: “Më thoshte se nuk ki qare pa bashkëpunuar me mua”.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me Kadri Doganin, i cili ka mohuar kategorikisht akuzat. Ka thënë se përmes një profili të rrem i është bërë një kërkesë e tillë dhe ai nuk qëndron prapa këtij plani.

Madje tregon se së bashku me një shok të tij i kanë dërguar para.

“Është profil i rrem dhe janë disa persona që kanë hapur profil në emër temin. Unë mundem me ta çu dëshminë që i kam dërguar para. Unë jam duke jetuar në Danimarkë dhe i pari së bashku me një shok ja kemi dërguar 100 euro”.

“Ai e din se kush i ka shkruar me profilin tim të rrem, sepse unë jetoj në Danimarkë dhe për 32 vite nuk e kam mashtruar askënd. Unë kisha me qenë aq naiv që me ja shkru ato fjalë që kinse i ndajmë paret kur e dimë se mundet me i bë ruajt ato fjalë. Qysh mundem me i nda paret e mija kur unë i kam çu”.

“Unë si humanistë hyra drejtpërdrejt në Facebook dhe kërkova ndihmë për të, po tash e kam fshi edhe atë video se u kanë hera e fundit që i ndihmoj diku”, ka thënë ai për Gazetën Sinjali./Gazeta Sinjali/

Pretendimet e Podvoricës: