image Nevina Shtylla zbulon arsyet e shkëputjes nga televizioni

Bota e Yjeve

Nevina Shtylla zbulon arsyet e shkëputjes nga televizioni

news image

Moderatorja e njohur, Nevina Shtylla, përmes një InstaStory ka treguar arsyen e pauzimit nga televizioni, shkruan Gazeta Sinjali.

Moderatorja ka disa puntata që nuk ka qenë pjesë e emisionit “E diell”.

Përmes opsionit pyetje – përgjigje, njëri nga ndjekësit e ka pyetur se “A do e shohim në ndonjë rubrikë të re tek E diell?”

Moderatorja u shpreh se aktualisht ka marrë pushim, sepse ka qenë e mbingarkuar.

“Aktualisht kam marrë pushimet. Ky vit ka qenë i mbingarkuar dhe i vështirë për shumë prej nesh. Nuk kam mundur të shkëputem e të gjej pak kohë për veten. Ndaj e kisha tepër të nevojshme një pauzë për t’u rigjeneruar e kthyer me ide e përgjegjësi të reja. Shihemi së shpejti”, shkruan Nevina./Gazeta Sinjali/