image Neuer operohet me sukses, ja sa pritet t'i mungojë Bayernit

Futboll

Neuer operohet me sukses, ja sa pritet t’i mungojë Bayernit

news image

Portieri i skuadrës së Bayern Munich, Manuel Neuer i është nënshtruar një operacioni në menisk.

Gardiani gjerman e kaloi me sukses operacionin ditën e sotme dhe ka qenë pikërisht ai vetë i cili ka konfirmuar diçka të tillë.

Sipas “Bild” ky operacion pritet ta mbajë larg fushës së lojës, portierin e portës bavarezze për rreth 4 ose 6 javë.

Në këtë mënyrë Neuer humbet disa nga ndeshjet më të rëndësishme që Bayern Munich do të zhvillojë në këtë fazë të sezonit.

/Gazeta Sinjali Sporti/