image Netët e Ligës së Kampionëve vazhdojnë sonte, vëmendja gjithnjë te grupi F

Futboll

Netët e Ligës së Kampionëve vazhdojnë sonte, vëmendja gjithnjë te grupi F

news image

Sot do të vazhdojë raundi i tretë i fazës grupore të Ligës së Kampionëve për edicionin 2023-24.

Në aksion do të jenë grupet E, F, G dhe H.

Pa dyshim, vëmendja kryesore ndodhet në grupin F, ku të gjitha skuadrat kanë potencial për ta kaluar grupin, shkruan Sinjali Sporti.

PSG, Newcastle, Milan dhe Dortmund janë skuadrat e këtij grupi, me vetëm dy prej tyre që do të shkojnë tutje.

Deri tani befasia më e madhe ka qenë skuadra angleze, Newcastle, e cila i prin grupit pas dy xhirove të para.

Anglezët kryesojnë grupin me 4 pikë, me një fitore e një barazim, e ndjekur nga PSG-ja në vend të dytë me 3 pikë, Milani e treta me 2 pikë dhe Dortmundi e fundit me 1 pikë.

Në xhiron e tretë që zhvillohet sonte, sfida më kryesore do të jetë ajo mes PSG-së dhe Milanit, në ‘Park de Prince’.

Parisienët u turpëruan në xhiron e fundit ndaj Newcastles me rezultat 4-1, kurse Milani regjistroi barazimin e dytë me radhë ndaj Dortmundit.

Dueli tjetër është ai mes Newcastles dhe Dortmundit në ‘St. James Park’, dhe me një triumf potencial sonte, ata do t’i rrisnin dukshëm gjasat për kualifikim në fazën eliminuese.

Më poshtë, të gjitha duelet e natës së sotme të Champions.

18:45

Feyenoord vs. Lazio

Barça vs. Shakhtar

21:00

Celtic vs. Atletico

Newcastle vs. Dortmund

PSG vs. AC Milan

RB Leipzig vs. Red Star

Young Boys vs. Man City

Royal Antwerp vs. Porto

/GazetaSinjaliSport/