Sot do të vazhdojë raundi i tretë i fazës grupore të Ligës së Kampionëve për edicionin 2023-24.
Në aksion do të jenë grupet E, F, G dhe H.
Pa dyshim, vëmendja kryesore ndodhet në grupin F, ku të gjitha skuadrat kanë potencial për ta kaluar grupin, shkruan Sinjali Sporti.
PSG, Newcastle, Milan dhe Dortmund janë skuadrat e këtij grupi, me vetëm dy prej tyre që do të shkojnë tutje.
Deri tani befasia më e madhe ka qenë skuadra angleze, Newcastle, e cila i prin grupit pas dy xhirove të para.
Anglezët kryesojnë grupin me 4 pikë, me një fitore e një barazim, e ndjekur nga PSG-ja në vend të dytë me 3 pikë, Milani e treta me 2 pikë dhe Dortmundi e fundit me 1 pikë.
Në xhiron e tretë që zhvillohet sonte, sfida më kryesore do të jetë ajo mes PSG-së dhe Milanit, në ‘Park de Prince’.
Parisienët u turpëruan në xhiron e fundit ndaj Newcastles me rezultat 4-1, kurse Milani regjistroi barazimin e dytë me radhë ndaj Dortmundit.
Dueli tjetër është ai mes Newcastles dhe Dortmundit në ‘St. James Park’, dhe me një triumf potencial sonte, ata do t’i rrisnin dukshëm gjasat për kualifikim në fazën eliminuese.
Më poshtë, të gjitha duelet e natës së sotme të Champions.
18:45
Feyenoord vs. Lazio
Barça vs. Shakhtar
21:00
Celtic vs. Atletico
Newcastle vs. Dortmund
PSG vs. AC Milan
RB Leipzig vs. Red Star
Young Boys vs. Man City
Royal Antwerp vs. Porto