image Netanyahu viziton Libanin jugor të pushtuar, thotë se Izraeli nuk do të largohet ende

Botë

Netanyahu viziton Libanin jugor të pushtuar, thotë se Izraeli nuk do të largohet ende

news image

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, të martën e vizitoi territorin e pushtuar libanez nga ushtria izraelite, duke u thënë ushtarëve se izraeli nuk do të tërhiqet nga pjesa jugore e vendit fqinj për aq gjatë sa Hezbollahu i mbështetur nga Irani të paraqesë rrezik.

Kjo ishte vizita e parë nga Netanyahu në territorin e pushtuar libanez që nga arritja e një marrëveshjeje të sigurisë mes qeverive të dy vendeve të premten e kaluar, me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara, ku parashikohet dorëzimi i dy zonave nga Izraeli tek ushtria libaneze, raporton gazeta “The Times of Israel”.

“Këmbëngulja jonë është që ne nuk do të largohemi nga Libani Jugor derisa rreziku të jetë larguar dhe, për qa gjatë sa Hezbollahu mbetet këtu, i armatosur dhe duke na kërcënuar, edhe ne do të mbetemi këtu” – tha Netanyahu para ushtarëve, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e tij.

Netanyahu, i cili për herë të fundit publikisht e kishte vizituar territorin e pushtuar libanez në prill, u shoqërua nga ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, dhe zyrtarë të lartë ushtarakë.

Sipas marrëveshjes së sigurisë të mbështetur nga ShBA-ja, forcat izraelite do të tërhiqen nga dy “zona pilot” dhe do t’i lejojë forcat e armatosura libaneze që ta marrë kontrollin e atyre zonave. Pak hollësi janë bërë publike për atë se si do të funksionojë projekti në praktikë.

Ushtria izraelite ka krijuar një “zonë neutrale” rreth 10 kilometra në brendësi të Libanit përgjatë tërë kufirit mes dy vendeve. Zyrtarët izraelitë thonë se kjo zonë është e nevojshme për mbrojtjen e komuniteteve veriore nga sulmet e Hezbollahut.

Ushtria i ka detyruar libanezët në atë pjesë që të largohen nga shtëpitë e tyre dhe ka kryer bastisje të fshatrave, duke shkatërruar ndërtesa. Ushtria izraelite thotë se po e shkatërron infrastrukturën e përdorur nga Hezbollahu, përfshirë tunelet nëntokësore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/