image Netanyahu pas humbjes së pushtetit: Do të kthehemi më shpejt sesa mendoni

Botë

Netanyahu pas humbjes së pushtetit: Do të kthehemi më shpejt sesa mendoni

news image

Tashmë ish-kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar pas votimit të koalicionit të ri qeverisës, duke thënë se ai do të rikthehet më shpejt sesa që mendojnë të tjerët.

Mbrëmja e sotme, kur ai humbi pushtetin pas 12 vitesh, thotë se nuk është një natë e lehtë për miliona qytetarë izraelitë, duke iu bërë thirrje që “mos lejoni që shpirti juaj të bjerë”.

“Është një mbrëmje pushimesh në studiot televizive, por nuk është një mbrëmje e lehtë për miliona qytetarë izraelit. Ju bëj thirrje: mos lejoni që shpirti juaj të bjerë. Ne do të kthehemi dhe më shpejt sesa mendoni”, ka shkruar Netanyahu në llogarinë e tij në Twitter.

Izraeli është bërë me qeveri të re, e cila do të udhëhiqet nga Naftali Bennet.

Ndërsa mijëra qytetarë izraelitë janë duke festuar në sheshin Rabin në Tel Aviv pas zgjedhjes së qeverisë së re në Izrael dhe rrëzimit të Benjamin Netanyahut nga pushteti 12-vjeçar./Gazeta Sinjali/