image Netanyahu: Nuk ka armëpushim për të lejuar shtetasit e huaj të dalin nga Gaza

Botë

Netanyahu: Nuk ka armëpushim për të lejuar shtetasit e huaj të dalin nga Gaza

news image

Izraeli ka mohuar se ekziston një armëpushim në jug të Gazës për të lejuar shtetasit e huaj të largohen përtej kufirit egjiptian. Më herët sot, burime të sigurisë në Egjipt thanë se një marrëveshje e tillë po zbatohej.

“Aktualisht nuk ka armëpushim dhe ndihmë humanitare në Gaza në këmbim të evakuimit të të huajve”, tha zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Kalimi kufitar Rafah pritej të hapej 45 minuta më pare.

Kamel Khatib, përfaqësuesi i Ambasadës së Palestinës për kufirin Rafah, tha dje se shtetasit e huaj do të lejohen të kalojnë mëngjesin e sotëm dhe se ndihma humanitare do të lejohet

/GazetaSinjali/