Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, e cilësoi luftën si një konflikt global kundër një “boshti terrori” të udhëhequr nga Irani, ndërsa tha se të gjitha fuqitë e civilizuara duhet ta mbështesin Izraelin në luftë.
Këtë ai e deklaroi gjatë kohës kur po fliste në një takim me ambasadorë të huaj, raporton Al Jazeera.
”Kjo nuk është një betejë lokale, kjo është një betejë globale”.
”Ne do ta mposhtim Hamasin, do ta çmontojmë Hamasin, do t’i ofrojmë popullit të Gazës dhe gjithë popujve të Lindjes së Mesme një të ardhme reale, një të ardhme premtimi dhe shprese, por kjo kërkon fitore”, tha Netanyahu.
”Ne besojmë se të gjitha fuqitë e qytetëruara duhet të na mbështesin në këtë përpjekje”, shtoi ai.