image Netanyahu deklarohet i pafajshëm për akuzat për korrupsion

Botë

Netanyahu deklarohet i pafajshëm për akuzat për korrupsion

news image

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u deklarua i pafajshëm për akuzat për korrupsion.

E konfirmoj përgjigjen me shkrim të paraqitur në emrin tim”, tha Netanyahu të hënën para gjykatës në Jerusalem.

Ai iu referua një dokumenti që avokatët e tij ia kanë dhënë gjykatës.

Në të, avokatët kanë argumentuar se Netanyahu nuk është fajtor për akuzat për ryshfet, thyerje të besimit dhe mashtrim.

Netanyahu akuzohet për pranimin e dhuratave nga miqtë e pasur dhe për kërkimin e favoreve për manjatët e mediave, në këmbim të një mbulimi më të favorshëm./Gazeta Sinjali/