Presidenti i Izraelit i ka kërkuar kryeministrit Benjamin Netanjahu që të nisë përpjekjet për formimin e një qeverie të re në kushtet kur asnjë forcë politike nuk ka fituar shumicën e nevojshme për ta formuar qeverinë, situatë që ka paralizuar vendin.
Zyra e Presidentit Reuven Rivlin e bëri njoftimin të mërkurën pas takimit me zotin Netanjahu dhe kundërshtarin e tij kryesor Benny Gantz.
Në Izrael presidenti gëzon të drejtën të zgjedhë kandidatin që ai beson se ka mundësinë më të mirë për të formuar një qeveri koalicioni në kushtet kur as partia e zotit Netanyahu dhe as ajo e zotit Gantz nuk morrën mbështetjen e duhur për të formuar qeverinë.
Zoti Rivlin ndërmjetësoi dy takime këtë javë me shpresën për arritjen e një marrëveshje mes partisë konservatore Likud të Netanjahut dhe partisë së qendrës së zotit Gatz Aleanca Bardhë e Blu.
Bisedimet u mbyllën për shkak të mosmarrëveshjeve se kush do ta drejtojë qeverinë e mundshme të unitetit.
Zoti Gantz ka thënë se ai nuk do të bëhet pjesë e një qeverie të udhëhequr nga zoti Netanjahu për shkak të problemeve të tij ligjore.
Kryeministri Netanjahu po kërkon me dëshpërim të mbetet kryeministër në mesin e një hetimi ndaj tij për korrupsion. Prokurori i Përgjithshëm i vendit ka rekomanduar ngritjen e akuzëve për mashtrim, ryshfet e shkelje të besimit ndaj Netanjahut, akuza që rrjedhin nga një numër skandalesh.
Zoti Netanyahu, i cili mohon çdo shkelje pritet të paraqitet përpara Prokurorit të Përgjithshëm javën e ardhshme, pas së cilës pritet një vendim lidhur me akuzat.
Sipas rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve aleanca Bardhë e Blu ka fituan 33 vende në parlamentin prej 120 anëtarësh, një më shumë sesa partia Likud e cila fitoi 32 vende. Edhe me mbështetjen e aleatëve të tjerë, të dy partitë kanë më pak se shumica e kërkuar prej 61 vendesh për të formuar qeverinë.
Ligji izraelit i jep presidentit mundësinë e parë për t’u përpjekur për të formuar qeverinë duke i vendosur për këtë një afat prej gjashtë javësh. Nëse ai dështon, presidenti mund të caktojë një kandidat tjetër. Në rast të një tjetër dështimi, një shumice parlamentare i jepet mundësia të emërojë një person të tretë si kryeministër. Nësë edhe kjo tentativë dështon Izraeli mund të shkojë në zgjedhjet e treta të përgjithshme brenda më pak se një viti.