image Nesho: Shqipëria po merr formën e një shteti të vogël putinesk në zemër të Evropës

Shqipëri

Nesho: Shqipëria po merr formën e një shteti të vogël putinesk në zemër të Evropës

news image

Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, ka drejtuar kritika të ashpra në drejtim të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Ai ka bërë me dije se Shqipëria ka kohë që ka rrëshqitur nga rruga e saj demokratike.

Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, Nesho ka vlerësuar se pushteti ka kapur gjithë institucionet dhe nuk ekzistojnë më mekanizmat e kontrollit dhe balancës.

Sipas tij, korrupsioni është masiv, kurse krimi i organizuar bashkëvepron me politikën. Të gjitha këto cilësi, ka thënë Nesho, kanë ndikuar që Shqipëria të merr formën e një shteti të vogël putinesk në zemër të Evropës.

Nesho ka folur edhe për marrëdhëniet në mes të Shqipërisë dhe Kosovës.

Ai ka thënë se raportet jo të mira në mes të dy kryeministrave kanë ndikuar që të mos këtë një bashkëpunim të efektshëm në mes të dy shteteve.

Nesho, i cili ka një përvojë të gjatë në diplomaci, ka ftuar spektrin politikë të Kosovës që të qëndrojë i bashkuar dhe i fort në raport e procesin e dialogut me Serbinë.

/GazetaSinjali/