image Liberalizimi i vizave: Nesër zyrtarisht nënshkrimi, pas ceremonisë dalin në konferencë eurodeputeti Reuten dhe Besnik Bislimi

Politikë

Liberalizimi i vizave: Nesër zyrtarisht nënshkrimi, pas ceremonisë dalin në konferencë eurodeputeti Reuten dhe Besnik Bislimi

news image

Në Parlamentin Evropian sot është miratuar vendimi final mbi liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ky vendim do të nënshkruhet nesër zyrtarisht në Strasbourg nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE’së.

Nga Qeveria e Kosovës kanë bërë të ditur se në ceremoninë e nënshkrimit do të marrë pjesë  zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi.

Lajmin e ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, përmes një njoftimi drejtuar mediave.

“Liberalizimi i vizave tashmë është realitet. Ditën e sotme u votua pozitivisht në Parlamentin Evropian dhe vendimi final mbi liberalizimin e vizave. Ai do të nënshkruhet zyrtarisht ditën e nesërme në Strasbourg nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së, ku do të jetë prezent dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi”, thuhet në njoftim.

Vendimi më pas  do të publikohet në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit.

Sipas këtij vendimi, qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen dhe atë jo më vonë se data 1 janar 2024.

/GazetaSinjali/