image Nesër vazhdon dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel

Politikë

Nesër vazhdon dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel

news image

Nesër mbahet takimi i radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel në nivel kryenegociatorësh, shkruan Gazeta Sinjali.

Delegacioni i Kosovës do të udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ndërsa ai i Serbisë nga Petar Petkoviq.

Përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës nga ora 11:00 do të kenë bisedime bilaterale me diplomatin sllovak Miroslav Lajçak. Ndërsa delegacioni serb me Lajçak do të takohet në orën 9.30.

Nuk dihet se çfarë do të jetë në rendin e ditës dhe nëse pas bisedimeve dypalëshe do të mbahet një takim trepalësh i dy delegacioneve me ndërmjetësuesit e BE-së.

Ndryshe, ministrat e Jashtëm të BE-së thanë në mbledhjen e Këshillit të BE-së të mbajtur sot në Bruksel se marrëveshjet e pazbatuara dhe detyrimet e paplotësuara nga marrëveshjet e mëparshme do të jenë në fokus të vazhdimit të dialogut. /GazetaSinjali/