image Nesër varroset kosovarja që dyshohet se u vra nga burri i saj në Zvicër

Sociale

Nesër varroset kosovarja që dyshohet se u vra nga burri i saj në Zvicër

news image

Nesër do të bëhet varrimi i 32-vjeçarës kosovare, që dyshohet se u vra nga burri i saj në Zvicër.

Lajmi për ditën e varrimit u bë nga familjarët e të ndjerës, të cilët kanë bërë të ditur se varrimi do të bëhet në varrezat e fshatit Shishman në Gjakovë.

njoftimin e familjarit thuhet se “Me dhimbje të madhe ju njoftojmë se nesër me datë 17.03.2022 në ora 14:00 ne fshatit shishman do bëhet varrimi i të ndjerës Besjana (Agron) Rama”.

Lidhur me rastin një kosovar 35-vjeçar është arrestuar në Rapperseil-Jona (SG) nën dyshimin se ka vrarë gruan e tij.

Gjithashtu raportohet se dy fëmijët e çiftit dhe një fëmijë tjetër ishin në shtëpi në kohën e vrasjen.

Ngjarjen e kishte raportuar vetë kosovari në qendrën e thirrjeve emergjente të kantonit, ku kishte raportuar se e kishte lënduar rëndë gruan e tij.

Kur policia ka mbërritur në banesë, gruaja 32-vjeçare, tashmë kishte ndërruar jetë.

Policia kantonale e St.Gallen ka arrestuar burrin; ai ndodhet në paraburgim.

Motivi dhe rrethanat e sakta të krimit janë ende të paqarta. Policia thotë se në kryerjen e krimit nuk janë përdorur armë zjarri.

/GazetaSinjali/