image Nesër i jepet lamtumira e fundit Astrit Ademajt që u vra mbrëmë në Pejë

Sociale

Nesër i jepet lamtumira e fundit Astrit Ademajt që u vra mbrëmë në Pejë

news image

Mbrëmë u vranë në Pejë kandidati për kryetar të Pejës nga radhët e PDK-së, Astrit Ademaj, dhe ish-kandidati për kryetar të Deçanit nga PDK, Blerand Kadrijaj.

Familjarët kanë njoftuar se Astriti do të varroset nesër në varrezat e fshatit Katund i Ri, në Pejë.

“NJOFTIM MORTOR

Ju njoftoj se neser me date 10.9.2021, ne ora 14:00, behet varrimi i te dashurit tone, ASTRIT (REXHEP) ADEMAJ. Varrimi behet ne varrezat e Katundit te Ri, ne Peje!

Shpirti i tij drite paste!”

Në ngjarjen tragjike i plagosur ka mbetur vëllai i Astritit, Avniu, i cili menjëherë është arrestuar dhe ndaj tij është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

/GazetaSinjali/