image Nesër takimi i 2 qeverive Shqipëri-Kosovë, Rama sot viziton familjen e Hashim Thaçit

Politikë

Nesër takimi i 2 qeverive Shqipëri-Kosovë, Rama sot viziton familjen e Hashim Thaçit

news image

Nesër do të mbahet në Prishtinë, mbledhja e përbashkët e dy qeverive Shqipëri-Kosovë. Draft-marrëveshjet mund të jenë gati pasi kryeministri i vendit, Albin Kurti i kërkoi ministrave që deri më 10 qershor të përfundoheshin çështjet që lidhen me marrëveshjet ndërshtetërore.

Kurse sot, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i shoqëruar nga disa ministra të kabinetit të tij, pritet të vizitojë familjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Kosovë.

Në këtë vizitë në Kosovë, Rama do jetë bashkë me delegacionin ku bëjnë pjesë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ajo e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, Mirela Kumbaro e Turizmit dhe Mjedisit, si edhe Elisa Spiropali, ministre për marrëdhëniet me parlamentin,

Mbledhja e fundit e qeverive Kosovë-Shqipëri u mbajt në fund të nëntorit të shkuar në Elbasan. Në këtë mbledhje u theksua nevoja e bashkëpunimit mes vendeve teksa synohet të shkohet drejt një tregu të përbashkët, ku shqiptarët të jetojnë, studiojnë, punojnë dhe të dalin në pension në të dyja anët e kufirit, raporton abcnews.al.

/GazetaSinjali/