Ndonëse partitë politike, shumica prej tyre kanë dorëzua tashmë nënshkrimet për shpërndrjen e Kuvendit, ende nuk dihet se si do të veproj Lista Serbe.
Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq ka thënë se do të vendosin sot nëse do të marrin pjesë ose jo në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës, ku është paraparë votimi për shpërndarjen e organit më të lartë legjislativ.
Simiq ka thënë për mediat serbe se nuk mund të thuhet me siguri nëse Parlamenti i Kosovës do të shpërndahet nesër.
Vendimi për mbajtjen e seancës për shpërndarjen e Kuvendit erdhi pak kohë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit.
Seanca për shpërndarjen e Kuvendit mbahet nesër nga ora 10:00, ndërsa paraprakisht është paraparë që të votohet edhe marrëvedhja e IPA-s.