image Kuvendi shpërndahet edhe zyrtarisht, Veseli nënshkruan vendimin

Kosovë

Kuvendi shpërndahet edhe zyrtarisht, Veseli nënshkruan vendimin

news image

Legjislatura e gjashtë e Kuvendit është shpërndarë edhe zyrtarisht, me vendimin që sot pas mbajtjes së seancës e ka nënshkruar ish kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Njoftimin për nënshkrimin e këtij vendimi e ka bërë vet Veseli përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

“Si Kryetar i Kuvendit i kam marrë të gjitha iniciativat ligjore dhe kushtetuese për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Më vjen mirë që sot të gjitha partitë politike iu bashkuan iniciativës sime dhe votuan për shpërndarjen e Legjislaturës së Gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Sapo nënshkrova edhe zyrtarisht vendimin për shpërndarjen e saj”, ka shkruar Veseli.

Veseli ka shfaqur shpresën se legjislatura e ardhshme do të ketë më shumë gra dhe të rinjë.

“Në këtë legjislaturë nuk ka pasur mjaftueshëm gra dhe të rinj. Shpresoj të shoh më shumë në mandatin e ardhshëm. Sa i përket PDK-së, jam i sigurt që do të ketë shumë të rinj dhe gra në listën e saj. Ne u përpoqëm shumë që të merrnim një shumicë mbështetëse për iniciativat tona kundër korrupsionit. Në mandatin tjetër do të jetë ndryshe, pasi ne do të vendosim një kod të ri etik”, ka shkruar ish kreu i Kuvendit Kadri Veseli.

Kuvendi i Kosovës u shpërnda sot në seancën në të cilën paraprakisht më shumicë votash u votua edhe për marrëveshjen IPA. /Sinjali