image Nesër sërish në grevë të gjithë punëtorët shëndetësorë në Kosovë

Sociale

Nesër sërish në grevë të gjithë punëtorët shëndetësorë në Kosovë

news image

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme do të hyjnë në grevë 8-orëshe punëtorët shëndetësorë në institucionet publike shëndetësore në vend.

Ata do të dalin në grevë për shkak që nuk po punohet në implementimin e Ligjit të Pagave.

Sipas kësaj Federate, përkundër pritjeve të tyre që të takohen me udhëheqës të institucioneve, këta të fundit nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Nga FSSHK kanë thënë se shërbimet emergjente do të ofrohen konform Ligjit për Greva./GazetaSinjali/