Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka njoftuar se nesër do të rivarrosen eshtrat e martirëve që janë gjetur dhe zhvarrosur nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se ceremonia e rivarrimit mbahet nesër në orën 14:00.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë, familjarë të dëshmorëve e martirëve të Lirisë,
Nesër, me datë, 09.10.2021, duke filluar nga ora 14:00, bashkë me Komisionin Qeveritar për Personat e Zhdukur do të organizojmë ceremoninë e rivarrimit të martirëve të masakrës së Rezallës, eshtrat e të cilëve janë gjetur dhe zhvarrosur nga varreza masive në Kizhevak të Serbisë.
Lavdi martirëve të Rezallës dhe gjithë dëshmorëve e martirëve të Lirisë!