image Nesër rihapet blloku operativ i Ortopedisë në QKUK

Kosovë

Zyrtare/ Nesër rihapet blloku operativ i Ortopedisë në QKUK

news image

Drejtori i Klinikës së Ortopedisë, Arbër Tolaj ka bërë të ditur për Gazetën Sinjali se nesër pritet të rihapet blloku operativ i Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ky bllok u mbyll para një muaji nga Inspektorati Sanitar i Kosovës për shkak të mykut dhe kushteve të rënda higjineiko-sanitare të cilat rrezikonin shëndetin e pacientëve dhe stafit shëndetësor.

I pyetur nga Gazeta Sinjali, shefi i Ortopedisë në QKUK para pak çastesh e konfirmoi se  fillimi i javës do të nisë me ofrimin e shërbimeve për pacientët, të cilat ishin pezulluar për shkak të papastërtisë.

“Blloku operativ pritet të rihapet që nga nesër. Për më shumë, mund të merrni informatë zyrtare nga Zyra për informim e QKUK, që nesër në mëngjes.” ka deklaruar për Gazëtën Sinjali, Drejtori i Klinikës së Ortopedisë Arbër Tolaj

Gjatë javës se kaluar edhe drejtuesit e Inspektoratit Sanitar kanë konfirmuar për Gazetën Sinjali se drjetuesit e Ortopodisë kanë marr parasysh vërejtjet e inspektoratit dhe kanë bërë renovim të tërësishëm të hapësirave si dhe intervenim në sistemin e ventilimit.  

Prej datës 4 nëntor, pacientët nuk kanë mundur t’i marrin disa nga shërbimet në Klinikën e Ortopedisë në QKUK, për shkak të mbylljes së dy sallave.

Po në këtë klinikë ishin anuluar edhe operacionet joemergjente, duke përfshirë këtu nxjerrjen e materialit osteosintetik, protezat e trajtimet e ligamenteve./Gazeta Sinjali/

Gjendja e bllokut operativ të Ortopedisë në QKUK, para intervenimit, një muaj më parë