image Nesër qendra e Drenasit mbetet 3 orë pa ujë

Nesër qendra e Drenasit mbetet 3 orë pa ujë

news image

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar për ndërprerje të ujit gjatë ditës së nesërme në Drenas, shkruan Gazeta Sinjali.

KRUP thotë se për shkak të realizimit të disa projekteve infrastrukturore në bashkëpunim me Zyrën Zvicerane, konkretisht ndërrimi i rrjetave të ujit nga  azbesti në qytetin e Drenasit,  gjatë ditës së nesërme, 28 prill 2021 e mërkurë qendra e këtij qyteti do të mbetet pa furnizim me ujë të pijshëm duke filluar nga ora 08:00 – 11:00.

Çdo investim në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit, për shërbime gjithnjë e më cilësore për konsumatorët tanë”, njofton KRUP. /Gazeta Sinjali/