image Nesër pritet të dalin rezultatet për 20-vjeçaren nga Gjakova që po dyshohet për koronavirus

Kosovë

Nesër pritet të dalin rezultatet për 20-vjeçaren nga Gjakova që po dyshohet për koronavirus

news image

Rezultatet e analizave të 20-vjeçares nga Gjakova që po dyshohet me koronavirus pritet të dalin nesër.

Këtë informacion për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar infektologu, Valbon Krasniqi.

“Tash për çdo ditë do të vijnë raste, personat që kanë ardhur sot pasdite, besoj testohen nesër dhe i presim rezultatet”, ka thënë Krasniqi.

Gazeta Sinjali ka mësuar që sot pasdite një vajzë nga Gjakova është deklaruar që ka temperaturë dhe ka kërkuar që të testohet pasi vëllai i saj ka ardhur nga Italia, vendi më i prekur me koronavirus./ Gazeta Sinjali/