Rruga ‘Xheladin Hana’ në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë nesër do të jetë e mbyllur për qarkullim.
Qarkullimi do të jetë i pamundur që nga ora 06:00 deri në ora 15:00.
Kështu ka bërë të ditur komuna e Prishtinës, përmes një njoftimi për media, ku kërkuan bashkëpunim dhe mirëkuptim nga qytetarët.