image Nesër nis zyrtarisht fushata zgjedhore, PZAP informon për detajet

Kosovë

Zgjedhjet/ Nesër nis zyrtarisht fushata zgjedhore, PZAP informon për detajet

news image

Një ditë para se zyrtarisht të fillojë fushata për zgjedhjet e parakohshme për Kuvend të Kosovës, Paneli Zgjedhore për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka thirrur konferencë për media.

Sipas PZAP-it, kjo bëhet me qëllim të informimit të opinionit për fushatën e subjekteve politike, kandidatëve të tyre, anëtarëve të subjekteve politike dhe mbështetësve të tyre e cila fillon nesër dhe përfundon më 4 tetor.

Konferenca do të mbahet prej orës 10:30.

Ndryshe, PZAP është institucion i pavarur përgjegjës për të vendosur për ankesat dhe apelet që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor./Gazeta Sinjali/