image Nesër në Kuvend organizohet tryezë për Ligjin e Pagave

Politikë

Nesër në Kuvend organizohet tryezë për Ligjin e Pagave

news image

Nesër në Kuvendin e Kosovës do të organizohet një tryezë me temën “Pagat në sektorin publik” nga ora 11:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë e ka bërë të ditur Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ju njoftojmë se nesër me fillim nga 11:00, me organizim të grupit parlamentar të AAK-së, në Kuvendin e Kosovës, në sallën N – 506 mbahet tryeza me temë: Pagat në sektorin publik, statusi aktual i projekligjit dhe urgjenca e procedimit të tij”, është thënë për media.

Nga AAK kanë thënë se qëllimi i kësaj tryeze është që të diskutohet për nevojën urgjente për të miratuar Ligjin për Pagat në sektorin publik, “për t’ju përgjigjur nevojave dhe kërkesave të kategorive të pambrojtura të këtij sektori pas ngritjeve të çmimeve dhe jostabilitetit ekonomik”.

Pjesëmarrës në këtë tryezë përpos deputetëve do të jenë edhe përfaqësuesit e sindikatave dhe të OJQ-ve.

/GazetaSinjali/