Të hënën në orën 15:45 në Stacionin Policor të Gjakovës do të filloj fushata për shqiptimin e gjobave mandatorë për të gjithë ata që zihen duke hedhur mbeturina. Policia e Kosovës njofton se pos kësaj, do të vijojë edhe aksioni për pastrimin e lumit Erenik, nga 10:00.
Aksioni do të nis nga ura në Shkugëz ndërsa këtij aksioni do i bashkohen edhe vullnetarë të shumtë, KFOR-i, Policia etj.
Më 10 maj, kryetari i Gjakovës Ardian Gjini së bashku me Drejtorinë e Inspeksionit dhe komandantin e policisë ka mbajtur një mbledhje me 19 zyrtarët e caktuar për shqiptimin e gjobave mandatore dhe lansuan platformë për shqiptimin e tyre. /Gazeta Sinjali/