image Nesër merret vendimi për mbajtjen e ahengjeve - Sinjali

Nesër merret vendimi për mbajtjen e ahengjeve

news image

Ndonëse ka kaluar një vit e gjysmë që kur në Kosovë është paraqitur COVID-19, i cili shkaktoi mbylljen e të gjithë sektorëve të shtetit, edhe sot e kësaj dite një pjesë e madhe e gastronomisë vazhdon të jetë jo-aktive, por lidhur me fatin e këtij sektori, Qeveria do të vendosë nesër, shkruan Gazeta Sinjali.

Grupet punuese të Odës së Hotelerisë janë në hartimin e manualit, në bazë të së cilit do të mbahen edhe ahengjet e ndryshme, përshirë këtu edhe sallat e dasmave, klubet e natës, si dhe pishinat.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva duke shtuar se janë në përfundim të këtij manuali.

Jemi duke punuar në manualin dhe sa të përfundoj kjo atëherë nuk ka arsye tjera. Është duke punuar grupi punues me manualin dhe me përfundimin e tij, atëherë do të lëshohet ajo përqindja e sallave. Përfundimi manualit parashihet të ndodh sot ose eventualisht nesër paradite. Sot besoj se vendoset, nesër pritet të nënshkruhet dhe pas kësaj do të dalim në një konferencë për medie”, tha Sogojeva.

Ai ka bërë të ditur se nëse nuk vendoset nesër, më datë 15 qershor që të lejohet puna në këtë degë, atëherë ata do të fillojnë me protesta.

Pas kësaj, ne menjëherë do ta mbledhim kryesinë dhe marr vendim që kurrë nuk do të ndalemi me protesta, deri sa t’i realizojmë kërkesat”, u shpreh Sogojeva.

Të gjithë këta sektorë do t’i përshtaten manualit ekzistues, ku në 30 për qind të hapësirave të mbyllura do të lejohet puna, e që i bie në 100 metër katrorë do të lejohen 40 persona.

Qeveria ditë më parë lehtësoi masat kundër COVID-19, duke hequr orën policore dhe duke i lejuar sektorit të gastronomisë të punojë deri në orën 23:00.

Ndërsa nga 15 qershori, nëse nuk ka rritje të rasteve me COVID-19 do të lejohen edhe ahengjet.  /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: