Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton banorët e lagjes “Sofalia” se nesër, duke filluar nga ora 23:00, e deri ditën e diel në orën 11:00, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.
Kjo ndërprerje e furnizimit, sipas ujësjellësit, do të bëhet për shkak të punimeve që KEDS është duke i kryer në këtë pjesë.
Në njoftim thuhet se ndërprerja e energjisë elektrike do të ndikojë që stacioni i pompave në lagjen “Sofalia” të mos jetë në funksion, për aq kohë sa do të zgjasë ndërprerja e energjisë elektrike. /Gazeta Sinjali/