image Nesër mblidhet qeveria në largim

Kosovë

Mbledhje/ Nesër mblidhet qeveria në largim

news image

Qeveria në largim do të mblidhet sërish.

Kjo mbledhje vjen pothuajse një muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Gazeta Sinjali mëson nga burime të sigurta se mbledhja e qeverisë në largim do të mbahet nesër me kërkesë të Ministrisë së Financave.

Qeveria ra, pasi tani kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, dha dorëheqje më 19 korrik, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.

Pas zgjedhjeve të mbajtura më 6 tetor, kanë nisur takimet ndërmjet dy partive që ishin në opozitë, LVV dhe LDK, të cilat morën shumicën e votave dhe po punojnë që ta harmonizojnë programin dhe ta formojnë qeverinë e re. /Gazeta Sinjali/