image Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Kosovë

Njoftim/ Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

news image

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë nesër në orën 14:00 mbledhjen e radhës.

Sipas njoftimit zyrtar të Kuvendit, në këtë mbledhje do të diskutohet për mocionin e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës ndaj Qeverisë Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.

“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në ora 14:00. Rendi i ditës: Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozuar nga Grupi Parlamentar  i LDK-së, mbështetur nga 44 deputetë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Lidhja Demokratike e Kosovës më 20 mars dorëzoi në Kuvendin e Republikës së Kosovës mocionin ndaj Qeverisë Kurti. Ky mocion sipas LDK-së është nënshkruar nga 46 deputetë./Gazeta Sinjali/