Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të mblidhet nesër.
Mbledhja do të mbahet nga ora 12:00 dhe në rend të ditës janë paraparë pesë pika, transmeton Gazeta Sinjali.
Nesër pritet që në rend të ditës të konstituohet Forumi për Transperencë Parlamentare, të bëhet shqyrtimi i kërkesave dhe i propozimeve si dhe njoftimi për zhvendosjen e datave për mbajtjen e takimit të SEECP.
Kjo është bërë i ditur përmes një njoftimi për media.
“Rendi i ditës
1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,
2. Konstituimi i Forumit për Transparencë Parlamentare,
3. Shqyrtimi i kërkesave dhe i propozimeve,
4. Njoftimi për zhvendosjen e datave për mbajtjen e takimit të SEECP,
5. Të ndryshme”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.Gazeta Sinjali/