image Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kosovë

Politikë/ Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit

news image

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë nesër mbledhje nga ora 11.00.

Në rendin e ditës janë paraparë, ndër të tjera, shqyrtimi i parë Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për 2020, emërimi dhe zëvendësimi i deputetëve në komisione parlamentare dhe shqyrtimi i raportit të shpenzimeve të Kuvendit për 2019.

Disa nga pikat e rendit të ditës janë: 

  1. Miratimi i procesverbali nga mbledhja e mëparshme
  2. Përgatitjet për seancë plenare (deklarime jashtë rendit të ditës, pyetje parlamentare, miratimi i procesverbaleve nga seancat mëparshme, shqyrtimi i parë Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, emërimi dhe zëvendësimi i deputetëve në komisione parlamentare),
  3. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave (shqyrtimi i Raportit të shpenzimeve të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2019).

Kujtojmë që Buxheti i Kosovës për viti 2020 i cili do të jetë 2.4 miliardë euro, u miratua dy orë pas mesnatës së sotme rreth orës 01:57, dhjetë orë nga fillimi i seancës së jashtëzakonshme./GazetaSinjali/