image Nesër mbahet seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Drejtësi

Nesër mbahet seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

news image

Gjykata Speciale ka njoftuar se seanca e ardhshme ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit, do të mbahet më 16 shkurt në ora 11:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Dhomat e Specializuara po ashtu kishin bërë të ditur më herët se konferenca për ecurinë e çështjes të Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit mbahet nesër, duke filluar nga ora 11:00.

Ndërkaq, Gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicolas Guillou, e ka marrë vendimin ditë më parë lidhur me pjesëmarrjen e viktimave në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës, kurse katër persona janë paraqitur si viktima dhe kanë aplikuar përmes postës elektronike për t’u bërë pjesëmarrës në procesin gjyqësor kundër Mustafës.

/Gazeta Sinjali/