image Nesër mbahet provimi i Maturës Shtetërore 2020

Arsim

Nesër mbahet provimi i Maturës Shtetërore 2020

news image

Nesër do të mbahet testi i Maturës Shtetërore 2020 në 84 qendra të testimit në gjithë Kosovën.

Në këtë test do të hyjnë rreth 8300 nxënës, përcjellë Gazeta Sinjali.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës bën me dije se i kanë bërë të gjitha përgatitjet që edhe afati i dytë i këtij testi të shkojë sipas planifikimeve.

Komisioni Shtetëror i Maturës njofton se në këtë proces do të jenë të angazhuar 252 komisionerë, 900 administrues dhe 84 mbikëqyrës dhe testi do të mbahet nën masa të shtuara të kujdesit për ruajtjen e shëndetit të të gjithë pjesëmarrësve në proces.

Edhe kësaj radhe, mediat mund të kenë qasje nëpër qendra të testimit, në koordinim me komisionin e qendrës së testimit, deri në orën 09:30. /Gazeta Sinjali/