image Nesër mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

Kosovë

Nesër mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

news image

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të zhvillojë nesër mbledhjen e radhës.

Mbledhja parashihet të nis në ora 12:00, në sallën C-301.

Ndërkaq, më poshtë lexoni tri pikat e rendit të ditës që do të mbahen nesër në seancë.

Rendi i ditës

1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,

2. Kërkesa e KOSTT-it për miratimin e Planit të biznesit të rishikuar dhe të buxhetit të rishikuar për vitin 2020,

3. Propozim-Rregullorja për rendin dhe qasjen e  mediave dhe të publikut në punën e Kuvendit (shpërndara me 18 maj 2020)./ Gazeta Sinjali/