image Nesër mbahet konferenca ndaj Thaçit e tjerëve, ja çfarë do të diskutohet

Drejtësi

Nesër mbahet konferenca ndaj Thaçit e tjerëve, ja çfarë do të diskutohet

news image

Dhomat e Specializuara të Kosovës, tregojnë mbi zhvillimet më të fundit në Gjykatë, ku në çështjen Thaçi dhe të tjerët, palët iu përgjigjën me shkrim urdhrit të Gjykatësit të Procedurës Paraprake, i cili u kishte kërkuar të dorëzonin parashtrime me shkrim në kuadër të përgatitjes për konferencën e nesërme për ecurinë e çështjes.

Michael Doyle, zëdhënës i DHSK-së, tha se Prokuroria dhe ekipet e Mbrojtjes deklaruan se nuk parashikojnë të hasin ndonjë vështirësi për kalimin e çështjes te trupi gjykues rreth fundit të vitit, në pritje të përfundimit të disa hapave proceduralë.

Dhomat e Specializuara njoftojnë se Prokuroria parashtroi më tej se nuk parashikon të hasë ndonjë vështirësi për dorëzimin deri më 18 nëntor 2022 të listës me 40 dëshmitarët e parë që do të thirren gjatë gjykimit.

Konferenca për ecurinë e çështjes, ku do të diskutohen këto dhe aspekte të tjera, do të mbahet nesër, më 4 nëntor, në orën 13:30 dhe mund të ndiqet nga galeria për publikun ose në faqen e internetit të DHSK-së.

“Dëshirojmë të rikujtojmë se z. Thaçi, z. Veseli, z. Selimi dhe z. Krasniqi u arrestuan në nëntor 2020 në bazë të një aktakuze që ishte konfirmuar nga Gjykatësi i Procedurës Paraprake përpara arrestimit të tyre, bazuar në fletarrestimet e lëshuara për secilin prej tyre, njofton DhSK-ja.

/GazetaSinjali/