image Nesër lëshohet transporti urban, Shpend Ahmeti tregon rregullat: Do të ketë kontrolle të Policisë

Kosovë

Sqarimi/ Nesër lëshohet transporti urban, Shpend Ahmeti tregon rregullat: Do të ketë kontrolle të Policisë

news image

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se nga nesër do të fillojë transporti publik.

Ai përmes një njoftimi në Facebook ka shkruar se numri maksimal i udhëtarëve për autobus do të jetë 20.

Ahmeti ka njoftuar se nuk do të lejohen të hyjnë qytetarët pa masa mbrojtëse.

“Nesër rifillon transporti publik, por me rregulla: – numri maksimal i udhëtarëve ve për autobus – 20 – nuk lejohet me hy në autobus pa maska – udhëtarët duhet ta kenë vërtetimin që janë në punë te org. e komp. që janë të lejuara ose të jenë në orarin e tyre të daljes – do të ketë kontrolle të policisë Autobusët tonë janë gati #mosdilnipamaska P.S. Pr 1”, ka shkruar ai. /Gazeta Sinjali/