image Nesër kthehen mbi 100 kosovarë nga SHBA-ja dhe Zvicra

Kosovë

Ministria/ Nesër kthehen mbi 100 kosovarë nga SHBA-ja dhe Zvicra

news image

Alban Zogaj, Shef i Kabinetit të ministrit të Infrastrukturës, Lumir Abdixhikut, ka thënë se nesër do të kthehen në Kosovë mbi 100 qytetarë nga Zvicra dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

“Nesër do të kemi dy fluturime, një nga New York dhe tjetri nga Zvicra. Të dy fluturimet me mbi 100 qytetarë të Kosovës që kthehen në vend”, ka thënë Zogaj.

Ai ka treguar se deri tani kanë pranuar mbi 2 mijë kërkesa për kthim. Shumica e kërkesave janë prej vendeve evropiane. 

“Deri më tani kemi pasur mbi 2000 kërkesa per t’u kthyer në vend. Kryesisht prej vendeve Evropiane, por edhe prej ShBA”, ka deklaruar Zogaj.

Ndryshe, të gjithë të kthyerit do të vendosen në Qendrën e Studentëve, e cila me vendim të Qeverisë së Kosovës është lëshuar për karantinë. Përjashtim bëjnë personat e moshuar dhe ata që kanë probleme shëndetësore.

Ndërkohë janë mbi 2 mijë shtetas kosovarë që kanë mbetur të ngujuar jashtë vendit po presin që të kthehen në Kosovë. /Gazeta Sinjali/