COVID-19

Të infektuar

165

Të sheruar

24

Të vdekur

3

Pandemia/ Nesër IKSHPK ua bën testet për koronavirus 17 punëtorëve shëndetësorë të izoluar në Viti

news image

Tashmë 14 ditë pasi u vetizoluan, 17 punëtorë shëndetësorë të Vitisë nesër do të mund të dalin nga karantina e të kthehen në punë.

Gazeta Sinjali ka mësuar se nesër IKSHPK do të shkojë për t’ua bërë testin e dytë dhe për t’ua marrë mostrat e 17 punonjësve shëndetësorë të vetzoluar nëpër shtëpi të pabanuara në Viti.

Më herët gjatë ditës, drejtoresha e QKMF-së në Viti, doktoresha Vjollca Kadolli në një prononcim për Gazetën Sinjali tha se

“Ende nuk e dimë kur do të dalim nga vetizolimi sepse ende nuk na është bërë testi i dytë”, ka thënë Kadolli.

Ajo tha se IKSHPK ua kishte bërë testin e parë në ditën e 8 të karantinimit.

Deri tani janë shënuar 79 raste me koronavirus në Kosovë, ndërkaq një 82-vjeçar nga Podujeva u bë viktima e parë e këtij virusi në vendin tonë. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: