Dje është ndarë nga jeta ish-truproja e Hashim Thaçit dhe njëherit veterani i UÇK-së, Ilir Qallapeku në një spital të Shkupit pas një sulmi në zemër.
Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i tij Mirsad Qallapeku.
“Njoftim mortor, sot na la vellau ynë, më i dashuri ynë Ilir Qallapeku njëherit ish-ushtar i UÇK”, ka shkruar ai në Facebook.
Për vdekjen e tij ka reaguar edhe Organizata e Veteranëve të UÇK-së, dega në Klinë, të cilët shprehën pikëllimin e tyre.
Në reagimin e tyre po ashtu bëhet e ditur se varrimi i të ndjerit bëhet ditën e mërkurë nga ora 14:00 te “Kodra e Kuqe”, në Grabanicë të Klinës.
Qallapeku ka qenë gjatë shumë vjetëve truproje e ish-kryeministrit dhe ish-presidentit, Hashim Thaçi.