image Humb jetën veterani i UÇK-së, Skender Bytyqi

Sociale

Humb jetën veterani i UÇK-së, Skender Bytyqi

news image

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka njoftuar se ka humbur jetën veterani i UÇK-së, Skender Bytyqi i njohur me nofkën “Albani”, shkruan Gazeta Sinjali.

Elezaj ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur “Albanin”.

“Skenderi do të mbahet mend për atdhedashurinë e tij, kontributin e madh në luftë, korrektësinë dhe sinqeritetin”, tha ai.

Postimi i plotë:

Me pikëllim të thellë sot mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Skender Bytyqit nga fshati Zajm, i njohur me nofkën Albani.
Në emrin tim personal dhe të punonjësve të komunës së Klinës, familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Skenderin, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe.
Skenderi do të mbahet mend për atdhedashurinë e tij, kontributin e madh në luftë, korrektësinë dhe sinqeritetin.
U prehtë në paqe!

/GazetaSinjali/