image Nesër i jepet lamtumira e fundit futbollistit Erion Kajtazi

Sociale

Nesër i jepet lamtumira e fundit futbollistit Erion Kajtazi

news image

Sot Mitrovica dhe gjithë Kosova është tronditur nga vdekja e yllit të futbollit kosovar, Erion Kajtazi. Erioni i cili ishte pjesë e Kombëtares së Kosovës 017 dhe lojtar i Trepça ’89, ka ndërruar jetë sot në fushën e lojës si pasojë e një ataku kardiak, raporton Gazeta Sinjali.

Axha i të ndjerit, Shkumbin Kajtazi, ka bërë me dije se lamtumira e fundit Erionit pritet t’i jepet nesër në orën 14:30 në varrezat e fshatit Zasellë të Mitrovicës.

“Miq e familjarë, Djali ma i mirë i familjes, Erioni, na la sot. Varrimi do të bëhet nesër në ora 14:30 në fshatin Zasellë”, thuhet në njoftim.

Miq e familjarë,Djali ma i mirë i familjes, Erioni, na la sot. Varrimi do të bëhet nesër në ora 14:30 në fshatin Zasellë.

Posted by Shkumbin B. Kajtazi on Saturday, December 3, 2022

I ndjeri muaj më parë ishte në prova te gjiganti belg Anderlecht dhe ai shihej si shpresa e madhe e futbollit kosovar.

/GazetaSinjali/