Varrimi i personit që u vra mbrëmë në Ferizaj do të bëhet nesër në ora 13:30 te varrezat e qytetit, raporton Gazeta Sinjali.
Njoftimin e ka bërë një familjare e të ndjerit në rrjete sociale .
Fitore Hyseni Topalli, ka shpërndarë njoftimin nëpërmjet rrjetit Facebook.
“NJOFTIM: Të Allahut jemi, tek ai do kthehemi. Ju njoftojmë se varrimi i të ndjerit Gazmend Hyseni bëhet nesër në kohen e drekës ë ora 13:30 tek varrezat e qytetit”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se, i ndjeri ishte 30 vjeç. Ai vdiq si pasojë e plagëve të marra, pasi u qëllua shtatë herë me armë nga një person tjetër.