Gazeta Sinjali raportoi më 26 shtator se 20-vjeçari Ardit Nikqi nga Kosova mbeti i vrarë në një përleshje të armatosur që ndodhi të shtunën mbrëma, në një pompë të derivateve, në Lucern të Zvicrës.
Të ndjerit, nesër pritet t’i jepet lamtumira e fundit, në vazrrezat e fshatit Nabërgjan të Pejës, nga ora 17:00.
Mediat zvicerane raportuan se sipas gjetjeve të para të policisë, në konflikt janë përdorur edhe objekte të ndryshme.
Në këtë përleshje ishin të përfshirë disa persona nga Siria, Iraku, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra. Ndërsa rasti është ende nën hetime.