image Nesër Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi do të dalin para Gjykatës Speciale

Kosovë

Nesër Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi do të dalin para Gjykatës Speciale

news image

Paraqitja e parë e ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbahet nesër më 9 nëntor, duke filluar në orën 15:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Aktakuza kundër ish-kreut të PKD-së, Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020, ndërsa u arrestua më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në të njëjtën ditë.

Paraqitja e tij e parë do të mbahet në seancë publike.

Gjithashtu nesër veçse në ora 11:00, do të mbahet edhe paraqitja e parë e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqit, në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Krasniqi u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 4 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit po në të njëjtën ditë.

/Gazeta Sinjali/