image Nesër hapet Pishina e Gërmisë, këto janë çmimet

Sociale

Nesër hapet Pishina e Gërmisë, këto janë çmimet

news image


Pishina Germia nga nesër do të bëjë hapjen e saj nga ora 10:00.

Menaxhmenti i Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing” që menaxhon me pishinën ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për të respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë për parandalimin e përhapjes së virusit.

Në pishinë janë angazhuar stafi professional, duke filluar nga sigurimi fizik, shpëtimtarët, autoambulanca me mjekun dhe teknikun, si dhe mirëmbajtësit. Edhe këtë sezonë hyrja për të rritur do të mbetet e njejta 2 euro, kurse për fëmijë 1 euro.

/GazetaSinjali/