image Nesër fillon mësimi online për të gjitha klasat fillore, MASHT publikon orarin

Kosovë

Arsim/ Nesër fillon mësimi online për të gjitha klasat fillore, MASHT publikon orarin

news image

Nesër pritet të fillojë mësimi online edhe për të gjitha klasat fillore.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar orarin për javën e ardhshme, ku mes tjerash do të transmetohet mësim edhe në gjuhën turke dhe boshnjake.

Gjatë javës së ardhshme, çdo ditë (e hënë – e premte) do të ketë transmetim të video-ligjëratave si vijon:

Shqip:

Prej orës 11:15 në RTK 1 dhe në RTK 4 do të ketë video-ligjërata për lëndët Gjuhë Shqipe dhe Matematikë për të gjitha klasat 1 – 9.

Turqisht:

Prej orës 12:30 në RTK 2 do të ketë video-ligjërata për lëndët Gjuhë Turke dhe Matematikë për klasat 1 – 5.

Boshnjakisht:

Prej orës 15:30 në RTK 2 do të ketë video-ligjërata për lëndët Gjuhë Boshnjake dhe Matematikë për klasat 1 – 5.

Të gjitha këto video-ligjërata që transmetohen në RTK do të bëhen publike edhe në kanalin e MASHTI-t në Youtube (për të tri gjuhët). Për të shkuar te ky kanal hyni në ueb faqen: https://emesimi.rks-gov.net.

Duke filluar nga java tjetër (prej 6 prill 2020), eMësimi do të ofrojë video-ligjërata për shumicën e lëndëve të klasave 1 – 9, si dhe atëherë do të bëhet një orar fiks i transmetimit në RTK, sipas klasave, në mënyrë që secili nxënës, varësisht se në cilën klasë është, ta ketë orarin e njëjtë të mësimit në distancë çdo ditë.