Gjatë ditë së nesërme nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” do të realizohen vetëm dy fluturime, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit të këtij aeroporti, të dy fluturimet do të jenë drejt Gjermanisë.
Fluturimi i parë do të bëhet drejt Dusseldorfit në orën 09:45, kurse fluturimi i dytë pas dhjetë minutash, në orën 09:55, nga Prishtina për në Stuttgart.
6 Maj 2020/dy fluturime
- EW5703 Prishtinë-Dusseldorf(ora 09:15)
EUROWINGS - EW5711 Prishtinë-Stuttgart(ora 09:55)
- EUROWINGS
Këto do të jenë dy fluturimet e fundit nga Aeroporti i Prishtinës, deri më 13 maj, kur do të realizohen edhe dy futurime të tjera.
Aeroporti i Prishtinës ka kërkuar nga udhëtarët që për fluturime në kthim të adresojnë pyetjet e tyre në Ambasadën e Kosovës në shtetin ku ndodheni, ndërsa për bileta të kontaktojnë drejtpërdrejt Kompanitë Ajrore dhe Agjensionet./Gazeta Sinjali/